E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik ne aksin Kelcyre-Permet vdesin 2 oficere policie

Rreth orës 17.30, të datës 13.12.2011, në aksin rrugor Këlcyrë -Përmet ,një automjet tip Benx me targa Dr 6279 B, që drejtohej nga shtetasi Petrit Lata, Oficer Policie me detyrë Specialist Për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet , me drejtim lëvizje Këlcyrë -Përmet, si pasojë e mjegullës dhe shiut të rrëmbyer ,ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse të Urës në vendin e quajtur Veroniq,në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet.

Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me bordurat prej betoni të urës , ka gjetur vdekjen e menjëherëshme drejtuesi i automjetit shtetasi Petrit Lata , 43 vjec, i martuar me dy fëmijë.

Në automjet udhëtonte edhe shtetasi Nuri Kërçani , 40 Vjeç,i martuar oficer Policie me detyrë Shefi i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Përmet , i cili nga përplasja me bordurën e urës ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit të Përmetit , ku megjithë ndihmën e dhënë nga ekipi mjeksëor , pas gjysëm ore ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ka mbritur menjehërë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shkaku i daljes nga rruga ishte shiu i dendur dhe mjegulla , ku si pasojë e kufizimit të shikimit dhe lagëshitirës së madhe , drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me bordurën e urës.

Të dy oficerët e Policisë ishin në krye të detyrës pasi kishin shkuar për kontroll të shërbimeve në Këlcyrë ku dhe funksiononte një pikë kontrolli në bazë të një plani masash të hartuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe Komisariateve të Policisë në vartësi të saj, si dhe në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor , “Për forcimin e rendit dhe sigurisë , kontrollin e personave që mund të lëvizim me armë zjarri, parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të aksidenteve rrugore”.

Pasi kanë kontrolluar shërbimet janë nisur për në Komisariatin e Policisë Përmet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›