RISHM, nesër rinis puna në minierën e Bulqizës

Nesër rinis puna në minierën e Bulqizës, përkatësisht në nivelet 12, 13 dhe 14. Ky njoftim u bë i ditur nga Reparti i Inspektimit të Shpëtimit të Minerave ((RISHM) , i cili konfirmoi se ka përfunduar inspektimi në minierën e Bulqizës.
“Në nivelin 15 ka nevojë për rikonstruksion edhe dy ditë. Në nivelin 15 ka nevojë për rikonstruksion total”, ka bërë të ditur RISHM.
Miniera e Bulqizës ka pezulluar punimet duke u kthyer në jo funksionale që prej 18 tetorit ku gjatë një shpërthimi humbi jetën një minator.