E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari i kërkuar për vrasje

Një 32 vjeçar nga qyteti i Mirditës është ekstraduar nga Italia në drejtim të vendit tonë.
 

Burime nga policia bëjnë të ditur se 32-vjeçari Albert Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
 

Mbi shtetasin Margjoni rëndojnë akuzat për veprat penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtjes pa leje.
 

Mësohet se ngjarja për të cilën Margjoni akuzohet ka ndodhur në maj të vitit 2009 në autostradën e Lezhës, ku ky i fundit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Emiljano M.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›