E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, grabitet me armë supermarketi

Vendi i ngjarjes

Një supermarket është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kastriot të këtij qyteti, në një supermarket që i përket firmës Todis.

Burime për Shekullin bëjnë të ditur se në momentin e grabitjes, në supermarket ka qenë vetëm arkëtarja, e cila po bënte mbylljen e xhiros. Një person i maskuar i është afruar asaj dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë të gjithë lekët e arkës.

Vjedhësi, pasi ka marrë lekët, ka dalë nga dera kryesore dhe është larguar në rrugicat e kësaj lagjeje, të cilat për shkak të motit të keq nuk kanë qenë të populluara.

Menjëherë pas largimit të tij, arkëtarja ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.  / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›