E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gruaja tenton të hidhet nga ballkoni

FIER-Një grua tenton të hidhet nga ballkoni i një pallati në Fier.
Gruaja nënë e një vajze 16-vjecare të martuar në një fshat të Fierit ka nisur që herët në mëngjes të manifestojë sjellje të cuditshme. Gruaja ka nisur të hedhe sende nga ballkoni i pallatit ku banon, të godasë dyert e fqinjëve dhe rreth mesditës të kërcënojë se do të hidhet nga ballkoni.
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendgjarje dhe po përpiqen të negociojnë me gruan.
Fqinjët thonë se gruaja është në gjendje të rëndë psikologjike dhe sot është shprehur e shqetësuar se i kanë grabitur vajzën e saj, 16-vjecare. Ndërkohë në vendgjarje ka mbërritur dhe vajza e saj që i ka kërkuan nënës të mos ndërmarrë asnjë masë ekstreme për jetën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›