Ranieri: Ky Inter nuk tradhton në Champions
ROME-Interi do të kërkojë sot në mbrëmje një vend në të tetat e Champions League, teksa do të përballet me Marsejën në "San Siro". Humbja 1-0 e pësuar në "Velodrome" i bën më të vështira gjërat për skuadrën e Ranierit, e cila të premten u rikthye te fitorja pas më shumë se një muaji. "Do të përpiqemi të shënojmë gol pa pësuar, - tha trajneri Klaudio Ranieri në konferencën e djeshme për shtyp. - Dimë gjithçka për Marsejën, pikët e forta dhe të dobta. E dimë se kanë një ku-ndërsulm që mund të godasë në çdo moment. Do të ketë disa ndeshje brenda ndeshjesh, gjëja më e rëndësishme është të mos pësojmë gol".
Ranieri nuk ka qenë asnjëherë me fat përballë Deshamp, por mendon se këtë herë mund "era mund të ndryshojë". "Kemi një stadium mbrapa që do të na mbështesë, jam i sigurt se kjo skuadër nuk do të tradhtojë", shtoi Ranieri. Ndërkohë, trajneri i Marsejës Didier Deshamp pranon se Interi është favorit në këtë takim. "Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, Interi është favorit, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Kemi një shans dhe do ta luajmë. Duhet t'i rezistojmë presionit të publikit, por e dimë se nëse shënojmë një gol, për ta bëhet shumë e vështirë", shtoi tekniku francez. Për Marsejën sot rikthehen Remi, Valbuena e Mbia.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)