E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria greke pushton Himaren zhvillohet ceremonia per Gumen

UPDATE- Ka nisur ne Himare ceremonia perkujtimore per Aristotel Gumen qe humbi jeten 40 dite me pare.

Qe ne oren 08.00 te mengjesit ne prani te familjareve e te afermve banoreve te zone politikaneve greke dhe perfaqesuesve te politikes se minoritetit te Shqiperi ka nisur ceremonia kishtare.


Ne gjithe zonen degjohet mesha qe mbahet ne perkujtim te Gumes pikerisht 40 dite pas vdekjes se tij.

Te pranishem ne ceremoni jane kandidati per Prefekt i zones te Atikes deputeti i partise se djathte ekstremiste L.A.O.S i Athines Spiridon-Andonis Georgiadhis nje deputet i Partise Demokracia e Re prifti i mitropolitit te Gjirokastres shoqeruar nga kori i shkolles konsulli grek ne Gjirokastres.

Burime nga zona thone se ne ceremoni jane te pranishem edhe Janullatosi kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule Vasil Bollano dhe perfaqesuesit e partise se re MEGA.

Ushtria greke pushton Himaren

HIMARA/ Gazetare greke nje fregate greke e pajisur me helikoptere e forca speciale jane ne roje te incidenteve te pretenduara nga shqiptaret pergjate perkujtimit te vdekjes se te riut shqiptar

Gazetare greke madje edhe nje fregate greke qe do te qendroje ne veri te Korfuzit dhe do te monitoroje ceremonine mortore qe do te zhvillohet ne Himare ne perkujtimin e 40 diteve nga vdekja e Aristotel Gumes. Kjo eshte vetem pak nga panorama e dites se sotme ne jug te Shqiperise ne Himare. Ne njoftimet me te fundit behet e ditur se Greqia nuk do te lere pa shfrytezuar as rastin e vdekjes se nje shtetasi shqiptar ne Himare. Keshtu mesohet se nje fregate greke do te qendroje ne veri te Korfuzit per te monitoruar cdo incident qe mund te ndodhe ne Himare lidhur me perkujtimin e vdekjes se Aristotel Gumes. Fregata Aegean 460 e pajisur dhe me nje helikopter dhe skuader te forcave speciale sipas burimeve greke do te monitoroje bashke me NATO-n per cdo levizje te qellimshme te personave qe duan te rrisin valen e incidenteve ndaj popullsise greke ne jug te Shqiperise dhe vecanerisht ne zonen e Himares.

Policia Behet fjale per nje marshim paqesor
Nderkohe drejtoria e policise se Vlores nen juridiksionin e se ciles ndodhet Himara ben te ditur se eshte njoftuar per nje marshim paqesor qe do te zhvillohet sot. Sipas burimeve nuk behet fjale per nje tubim por eshte thjesht nje njoftim i kishes e cila me kete njoftim te vendosur ne xhamin e zyres se Omonia-s fton ne meshen qe do te behet per te 40-at e Aristotel Gumes. Mesohet se gjate dites se sotme personat pjesemarres do te shkojne fillimisht ne kishe e me pas ne varreza dhe me pas ne vendin ku mbeti i vdekur Guma. Duke qene se rruga kalon neper aksin nacional eshte njoftuar edhe policia pasi ecja e ngadalte e kortezhit mund te bllokoje aksin rrugor.

shte marre njoftim se ne Himare mbreme kane mberritur edhe gazetare greke nderkohe qe pritet te marrin pjese ne ceremoni edhe konsulli grek ne Gjirokastrer si dhe Janullatos i cili reagoi menjehere pas vdekjes se Aristotel Gumes. Gjithsesi ende nuk ka asgje zyrtare lidhur me keta emra. Drejtori i policise se Vlores beri te ditur se nuk do te lejohet qe te kete asnje veprim qe do te bjere ndesh me ligjet e shtetit shqiptar. Per kete ne do te marrim masat qe marshimi te mos kete probleme u shpreh Ylli Metko. Drejtues te policise pohojne se nese nga personat do te tentojne qe te shfrytezojne rastin per te bllokuar dhe rrugen kryesore per te bere veprime qe te prishin qetesine ligji i shtetit shqiptar do te veproje per kedo. Si rrjedhoje sot per ne Himare do te nisen nje numer i konsiderueshem forcash policore nga drejtoria e policise se qarkut te Vlores ne mbeshtetje te tyre do te jene dhe shume forca te FNSH-se se Fierit te cilet jane te specializuar per te tilla situata.

Vdekja e Gumes
Aristotel Guma gjeti vdekjen mbremjen e 12 gushtit pasi motori me te cilin ai udhetonte u perplas nga nje automjet qe drejtohej nga nje i ri vlonjat. Sipas prokurorise ngjarja ka qene e momentit ndersa ne pranga perfunduan tete te rinj. Te nesermen e kesaj dite disa banore te Himares sulmuan me thike nje gazetar ne sy te policise e megjithate ngjarja ka mbetur pezull. Nderkohe menjehere pas ngjarjes pati reagime nga shteti grek te cilet vdekjen e Gumes e cilesuan me baze etnike duke u shprehur se ne Himare u vra nje emigrant grek me prejardhje amerikane pasi fliste ne gjuhen e nenes. Aristotel Guma sipas prokurorise rezulton te jete me kombesi dhe shtetesi shqiptare.

Zyrtari grek kerkon shpjegime per Himaren dhe ujerat territorial

TIRAN- Ndersa ndodhej per nje vizite ne Shqiperi Sekretari i Pergjithshem i MPJ-se greke Yannis-Alexios Zepos ka diskutuar me kyeministrin Sali Berisha dhe me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto dy ceshtje mjaft delikate te koheve te fundit mes dy vendeve incidenti i Himares ku humbi jeten Aristotel Guma si dhe marreveshja e ujerave territoriale. Ne takimin me kryeminisitrin Sali Berisha Zepos tha se vrasja e te riut Aristotel Guma ka shkaktuar shqetesim ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste. Ndersa kryeministri Berisha iu zotua se po behen te gjitha perpjekjet per arritjen ne Shqiperi te standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve.

Akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi- tha Berisha

Marreveshja e ujerave territoriale ishte nje tjeter eshtje qe Sekretari i Pergjithshem i MPJ-se greke Yannis-Alexios Zepos diskutoi me kryeministrin Berisha. Ai tha se qeveria eshte e shqetesuar per kete marreveshje duke e vleresuar kete si nje marreveshje shume te mire e rigoroze dhe se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte.


Nderkaq zyrtari grek u takua edhe me Ministrin e Jashtem Edmon Haxhinasto takim ne te cilin gjithashtu u vu theksi tek marredheniet mes dy vendeve dhe cceshtjet e minoritetit grek ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›