E Shtunë, 31 Tetor 2026

ROMT DHE BE-JA

Komisionerja e BE per Drejtesi Viviene Reding eshte e bindur personalisht se Komisioni Evropian nuk ka zgjidhje tjeter perpos te inicioje aksione te thyerjes se ligjit kunder Frances pasi kjo e fundit nisi largimin e detyrueshem te romeve nga kampet e tyre. Pse Komisioni nuk reagoi kaq ashper per masat kunder romeve ne vendet e tjera te BE-se te cilat Komisioni Evropian i ka injoruar deri me tash Te gjithe entuziastet e reagimit te Komisionit kunder Frances duhet te kujtohen per gjithe ate kohe qe iu desh Komisionit te reagoje.


Para se gjithash deri para pak ditesh zyrtaret e Komisionit thoshin se ata nuk kane pare asnje qellim qe po ndermerren aksione te qellimshme kunder romeve ne France me gjithe faktet evidente qe tregonin te kunderten. eshtja tani nuk eshte nese romet jane marre ne shenje apo jo pasi kjo eshte verifikuar se ata ishin caku. Tani ceshtja me shume eshte nese deklarimet e fundit jane prekje ne seder e nje komisionareje apo nje ndryshim fondamental i politikave ne Bruksel. Por jane provat qe do ta sqarojne kete ceshtje. Se pari a do ta dergoje Komisioni Evropian Francen para gjyqit Hose Manuel Baroso presidenti i KEse ka mbajtur nje heshtje hidheruese per kete ceshtje. Se dyti edhe nese Komisioni vazhdon tutje me kete rast a eshte Franca i vetmi vend qe do teperballet me pasoja apo Komisioni do te aplikoje bindjen e tij te sapogjetur te moralit ne ceshtje te barazise racore kundrejt vendeve te tjera te BE-se.


Te marrim si shembull Italine. Ne maj te vitit 2008 ministri i Brendshem Roberto Maroni raportohet se njoftoi shkaterrimin e kampeve te romeve ndersa dy dite me vone nje grup banditesh prej 60 vetave sulmuan kampin e romeve ne Napoli me koktej molotovi. Pas ketij sulmi ministri italian tha Keshtu ndodh kur romet vjedhin foshnje apo kur romet kryejne dhunime seksuale. Komisioni ende nuk ka bere gje per kete dhe raste te tjera qe kane ndodhur ne Itali kunder romeve. Rastet vazhdojne edhe ne vende te tjera si Danimarka ku ne korrik nje grup njerezish te identifikuar nga kryebashkiaku i Kopenhages si kriminelet rome u larguan nga ky vend. As ne kete rast Brukseli nuk e tha asnje fjale. Nese reagimet e komisionares Reding rezultojne ne nje ndryshim afatgjate Komisioni duhet qe duke iu referuar masave franceze te dergoje edhe veprimet e qeverive te tjera ne Gjykaten Evropiane te Drejtesise. Gjyqtaret aty duhet ta bejne te qarte se racizmi nuk ka vend ne Evropen e sotme.
Nga International Herald Tribune

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›