E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier humb jetën 29 vjeçarja, vetëhelmohet me fostoksinë

FIER- Një 29 vjeçare nga qyteti i Fierit me inicialet E. P, i ka dhënë fund jetës sot duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime nga policia e Fierit bënë të ditur se, "viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit, por megjithëse ka marrë ndihmën e marë nuk ka mundur t'i mbijetojë vdekjes".

Sipas familjarëve, viktima nuk vuante nga sëmundje nervore. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›