E Diel, 1 Nëntor 2026

Cefa në KLD, Kuvendi miraton propozimin e mazhorancës

Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë votoi sot dy kandidadurat e propozura nga PD-ja dhe PS-ja për vendin vakant në KLD, i mbetur i tillë pas dorëheqjes së Spahiut.

Elvis Cefa është propozimi i grupit parlamentar të mazhorances, i cili mori 71 ‘pro’ duke mundur Ardian Vishën të përzgjedhurin e PS-së.

Debate të forta kanë shoqeruar votimin e sotëm, nëse ai do kryhej me kuti apo elektronikisht. Fillimisht u ra dakort që votimi do ishte me kuti por më pas u votua elektronikisht. Teksa opozita refuzoi të votonte po ashtu edhe deputetët e LSI-së, Meta, Tavo dhe Koka.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar më 4 Prill kandidaturen e ish-kreut të AKKP-së Elvis Cefës vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë anëtarët e opozitës në komision kanë kundërshtuar kandidaturën.

Pasi sipas opozitës dokumentacioni i Cefës nuk është i plotë. Dokumentacioni i Elvis Cefës ka mangësi në raport me përmbushjen e kushteve ligjore. Sështë pyetur prokuroria nëse ka ndonjë kallëzim ndaj- tha deputeti socialist Fatmir Xhafa.

Në fjalen e tij në komision Elvis Cefa theksoi se transparenca e KLD-së është një ndër qellimet e tij kryesore nëse zgjidhet në postin e nënkryetarit të saj.

Ndërsa Ardian Visha dje në komision e Ligjeve mori vetëm votat e opozitës. Pasi mazhoranca deklaroi se nuk ka kredibilitetin e duhur për këtë post. Visha iu drejtua për vota edhe deputeteve të djathtë. Vota e secilit prej jush, qofte edhe nje e vetme do te ishte e vlefshme. Une çmoj qe te humbas me vota te perbashketa tuajat me mire sesa te fitoj vetem me votat e nejrit krah- tha ai dje në komisionin e Ligjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›