E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici-Avokati i Popullit, bashkëpunim për të drejtat e njeriut

TIRANE-Policia e Shtetit dhe Avokati i Popullit do të ngrenë gupe të përbashketa pune për verifikimin e çdo rasti që ka të bëjë me mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

Kjo u konfirmua sot nga drejtori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe avokati i Popullit, Igli Totozani pas një takimi që kishte në fokus të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e tyre.
“Do të ngrejmë grupe pune të përbashkta, permanente që do të hetojnë çdo rast qe lidhet me mosrspektimin e te drejtave të njeriurt, pohoi Burgaj, ne deklaratën e tij për mediat pas takimit.

Kreu i Policisë Shqiptare, Burgaj shprehu angzhimin e policisë për zbatimin me përpikmëri te ligjit.
“Avokati i Popullit është një institucion qe monitoron respektimin e te drejtave te njeriut dhe ne kujdesemi që policia e Shtetit si mbrojtese e sigurisë së rendit dhe sigurise publike, te udhehiqet nga ligji dhe rspektimi i të drejtave te njeriut", tha avokati i Popullit Totozani.

Totozani shprehu angazhimin e institucionit qe drejton për të forcuar me tej bashkëpunimin institucional me Policinë e Shtetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›