Fier, humb jetën gjatë frezimit të tokës 56-vjeçari
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në një fshat të komunës Mbrostar të rrethit të Fierit. Bashkim Buzi, 56 vjeç gjatë kohës që ka qenë duke punuar arën e tij me një mjet për frezimin e tokës është aksidentuar.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen por dyshohet se dëmtimet 56-vjeçari mund ti ketë marrë nga që ka qëndruar mbi frezën (praktikë kjo për të bërë që frezimi i tokës të jetë më i thellë). Gjatë frezimit të tokës ai mund të ketë humbur kontrollin duke bërë që thikat e frezës të prekin trupin e tij.
56-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mjekët kanë kryer edhe operacion për shpëtimin e jetës së tij por pa ia arritur qëllimit.
Buzi humbi jetën në sallën e operacionit si rezultat i plagëve të rënda ë marra në momentin e goditjes që ka marrë nga freza.
K.Thana