PD: Rama ia ka kaluar edhe Fidel Kastros

Gert Bogdani
Gerti Bogdani, deputeti i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp duke komentuar mbi kongresin e PS-së. PD e konsideroi kongresin e partisë më të madhe opozitare një realiti shou ku kryetari i saj foli për dështimet.
“Sot, ne ndoqëm premierën e një Reality Show krejtësisht të ri për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Terapi Grupi.
Në të, lideri i opozitës është një i ftuar, i cili flet gjatë për të gjitha dështimet që e përndjekin, në praninë e delegatëve të tij të klonuar, duke shpresuar se artikulimi i dështimeve do ta ndihmojë ti harrojë. Duke patur shumë dështime për të cilat të flasë, Z.Rama mund edhe të ketë vendosur një rekord të ri botëror, duke lënë mbrapa edhe vetë Fidel Kastron apo Hugo Chavez, tha Bogdani.
Më tej ai shtoi se PS ofron vetëm retorikë ndërsa PD ofron punë dhe përkushtim të cilat Partia Demokratike i ka vendosur pa kursim në shërbim të gjithë shqiptarëve.