Operacion antidrogë, 6 në pranga për 26 kg marijuanë

Operacioni u organizuar ditën e sotme në Kavajë në bashkëpunim edhe me forcat e rendit të policisë së Tiranës.
Në pranga ranë shtetasit Ilirjan Feçi, 36-vjeç, lindur e banues në Kavajë, Albert Mahmutaj, 18-vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Gëzim Vasi, 21-vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Lorenc Vasi, 18-vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, ai dhe Refie Iliazi, 48-vjeç, banuese në Durrës. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur në sajë të një hetimi disa mujor, teksa u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen Nr.2 Kavajë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në këtë banesë u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 26.5 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila kishte ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj në tregun ndërkombëtar.
Nga operacioni, përveç drogës u sekuestruan edhe dy automjete të tipeve Audi A3 dhe BMW, një pistoletë me silenciator dhe një sasi fishekësh, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Refie Iliazi, si dhe një sasi eurosh. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda. /S.Lleshi/Start/
2011-05-26 17:02