Tiranë, 8 familje rome kërkojnë strehim dhe më shumë vëmendje
TIRANE – ‘Prej vitesh endemi andej-këtej pa mundur të kemi një strehëz për të mbrojtur nga të ftohtët veten dhe fëmijët.’ Kështu shprehen banorët e 8 familjeve rome të cilët prej disa muajsh kanë qenë në qendër të opinionit publik dhe për faktin e mbështetjes së tyre nga Avokati i Popullit.
Prej rreth një muaji, strehë për ta është bërë shoqata romani Bazt Albania, por kjo nuk zgjidh problemin e tyre.
“Ne duam strehë përgjithmonë, nuk jemi keq që të rrimë këtu, të paktën ta dimë edhe ne kur do të streohemi. Kemi nevojë edhe ne të jetojmë si gjithë njerëzit. Pa bukë le të rrimë, do nxjerrim ndonjë gjë me kanoce, por vetëm strehim duam se jemi rrugëve.”- deklarojnë ata.
Nga ana e tij kryetari i kësaj shoqate Pëllumb Furtuna shprehet: “Duke u nisur nga premtimi i Ministrisë së Punës që do të jenë provizorisht neve i morëm këta përkohësisht dhe më vjen keq që nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i qeverisë apo Ministrisë së Punës.”
Siç informohemi nga zëdhënësja e Ministrisë së Punës dhe Ceshtjeve Sociale, pas vendimit të Këshillit të Ministrave, kalimi në vartësi të saj të dy godinave të Ministrisë së Mbrojtjes me qendër në kombinat, kanë filluar punimet për përshtatjen e tyre për strehim për familjet rome.
Por kjo do të jetë një zgjidhje provizore deri në mundësimin e konkretizimit të një projekti për këtë shtresë në nevojë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)