PDIU 2 poste në qeveri, Dashamir Tahiri: Jam i indinjuar, lajmin e mora nga mediat
TIRANË - Pas vendimit të marrë sot nga Këshilli i Ministrave për emërimin e dy përfaqësuesve të PDIU-së në postin e zv/ministrit të Arsimit dhe zv/ministrit të Kulturës, ka reaguar deputeti i kësaj force politike Dashamir Tahiri ku thekson se "unë dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë nuk kishim dhe nuk kemi asnjë dijeni dërisa mësuam nga mediat për emërimet e sotme”.
Nëpërmjet një deklarate për mediat ai shprehet se “në mungesë të zgjedhjeve të partisë dhe rrjedhimisht të strukturave të saj, deklaroj që ky nuk është një vendim forumesh por një vendim personal i kryetarit. Jam tërësisht i indinjuar të marrë vesh këtë lajm nga mediat, tërësisht i indinjuar që vendime të tilla kryen në kundërshtim të plotë me vullnetin vendimmarrës të PDIU-së”.
Sipas tij, me këtë vendim, nuk është marrë parasysh, Vlora, Saranda si qytete të një qarku që nxori deputetin e parë të PDIU-së dhe nuk u mor parasysh Fieri e Lushnja që veç për mangësi elektorale dhe për pak vota partia humbi mandatin e dytë.
"Unë deputeti Dashamir Tahiri deklaroj publikisht që nuk bëhem pjesë e këtyre pazareve dhe distancohem nga këto veprime personale të cilitdo qofshin ato”, -përfundon njoftimi për shtyp.
(er.nu/BalkanWeb)