Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nuk jemi si Shqipëria

Kostyantyn Gryshchenko
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kostyantyn Gryshchenko ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ukrainën. Interfax raporton se ai është shpehur se Ukraina duhet “t’i bashkohet BE-së” dhe jo të “përpunohet” siç mund të bëhet me vende të vogla si Shqipëria apo Maqedonia.
Është e pamundur të realizosh projektin e madh evropian pa Ukrainën dhe gjithkush e kupton këtë. Ukraina është një vend i madh, nuk është Shqipëria apo Maqedonia dhe nuk është Kroacia… çdo gjë që është e vogël është e lehtë për tu përpunuar. Por një copë e madhe sa çështë Ukraina nuk mund të përpunohet ajo duhet të shtohet në trupin e BE-së, ka thënë ai në një intervistë për televizionin e Ukrainës, Channel 5.
Ai ka shtuar se sigurisht ashti si Polonia, do të jemi një vend me ndikim dhe lojtar serioz. Sipas tij në 20 vite pavarësi Ukraina ka treguar se mund të arrijë kompromise por ajo gjithmonë do mbrojë fortë interesat e saj.