E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapet një shtetas në kërkim

Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Fier, ka arrestuar 41-vjeçarin, Ilir Dine, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Dine, një javë më parë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin Maringlen N. dhe më pas ka plagosur me armë zjarri shtetasin Bledar S. jashtë rrezikut për jetën.

Pas konsultimit me prokuroren e çështjes shtetasi Ilir Dine, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›