E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një kufomë në plazhin e Shëngjinit

Një kufomë e dekompozuar e seksit femër, është gjetur ditën e sotme nga disa persona në bregdetin e Shëngjinit.

Trupi i pajetë është gjetur nga pushuesit në këtë zonë, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima mund të jetë rreth moshës 30-vjeçare, por identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

Policia, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›