Tiranë, vdesin 2 vetë, i zë korenti teksa pastronin pusetën
TIRANË-Dy punonjës të zhbllokimit të pusetave kanë gjetur sot vdekjen e menjëhershme si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja ndodhi rreth ores 11:30 minuta te paradites se sotme tek Komuna e Parisit kur personat, Kozma Qerjako rreth 40 vjec dhe Refik Kryemadhi ndodheshin në zonë për të hapur një pusetë me qëllim pastrimin e saj.
Policia bën të ditur se dyshohet se të dy personat kanë rënë në kontakt me fije telash me rrymë elektrike të një pompë uji që ndodhej në pusetë. Kontakti me rrymën elektrike ka qënë fatale për jetën e punonjësve të zhbllokimit të pusetës.
Mësohet se 2 viktimat nuk janë punonjës së Ujësjellës-Kanalizimeve, por janë punëtorë të një firme private që mundëson hapjen e pusetave të bllokuara.
Policia në vendgjarje po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.
(d.b/BalkanWeb)