Trajleri përplas makinën, disa të plagosur
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes së një trajleri me një makinë kanë mbetur të plagosur disa persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Yrshek, ku një trajler ka përplasur një automjet, i cili më pas ka përfunduar në kanal.
Menjëherë pas aksidentit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet e plotë për zbardhjen e shkaqeve të tij.
Ndërkohë që të plagosurit janë transportuar për në spital ku dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.