Fier, këshilli bashkiak i mbetet PS-së

Qarku Fier
Pas një odiseje të gjatë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier përfundimisht pas disa seancave gjyqësore ka vendosur që mazhoranca e Këshillit Bashkiak të jetë e majtë.
Si rezultat i disa procedurave gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi që ti quajë të pavlefshme të gjitha vendimet e Këshillit të Bashkisë Fier të marrë me datë 19 shtator në mbledhjen e thirrur nga koalicioni i djathtë.
Kështu që zyrtarisht Donika Jorgaqi (përfaqësuese e PS) është Kryetare e Këshillit të Bashkisë dhe përfaqësuesit e këtij Këshilli në Qarkun Fier janë ata që ishin zgjedhur më parë në mbledhjen e ligjshme të 21 korrikut.
Në këtë mënyrë shumë çështje të mbetura peng nga mos mbledhja e Këshillit siç është ajo e banesave sociale etj do ti jepen fund. /K.Thana/