Humb punën, plagos 2 persona, mban 2 peng
GREQI- Një punëtor i armatosur me armë gjuetie qëlloi gjashtë herë mbi pronarin e një kompanie, ndërsa plagosi rëndë një punonjës. Policia lokale ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, në Komotini, atje ku i armatosur po mban peng edhe dy punonjës të tjerë nën kërcënimin e armës.
Siç raporton Ta Nea, e përditshme greke, autori i plagosjeve dhe pengmarrësi është punonjës i kompanisë Airways Athina. Motivet që kanë çuar autorin në këtë vendim nuk janë edhe të qarta, por mendohet se ai sapo ishte pushuar nga puna.
Momentalisht autori po mban peng dy gra, punonjëse në fabrikë, ndërsa policia dhe psikologët vazhdojnë përpjekjet për të negociuar me të.
Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Përgjithshëm të Komotinit.