E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-PS miratojnë ndryshimet në Kodin Penal, zgjatet veprimtaria e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë

Pas më shumë se 10 orë diskutime në Kuvend, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që të miratojnë me konsensus ndryshimet në Kodin Penal. Pavarësisht se PD nuk pranoi kërkesën e PS-së për cilësimin e falsifikimit të statistikave si vepër penale, ka dhënë votën pro ndryshimeve, ndryshime të cilat u miratuan me 128 vota pro.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi gjatë fjalës në Kuvend tha se maxhoranca po përpiqet tia faturojë opozitës dështimin në marrjen e statusit kandidat për integrimin në BE.

Kemi bërë një marrëveshje me tre vendime, reformë zgjedhore në mars. Deri me 15 mars reformën parlamentare dhe që brenda 1 marsit reformën zgjedhore. Për dy të fundit ende deri në këto momente nuk ka asnjë rezultat konkret, as në horizont as në tryezën e parlamentarëve dhe në axhendën parlamentare të muajit mars, u shpreh Ruçi. Ai e mbylli fjalën duke thënë se PD duhet të harrojë alibinë se opozita është kundër reformave dhe kundër integrimit.

Si kundërpërgjigje kreu i grupit të PD-së Astrit Patozi është shprehur se Shqipëria po dështon për të tretën herë në marrjen e statusit të vendit kandidat për faj të opozitës. BE po na refuzon se opozita nuk është serioze, u shpreh Patozi. Ndërsa lidhur me reformat e nisura me kompromis, Patozi u shpreh se PD është e gatshme që të ecet paralelisht.

Kuvendin votoi zgjatjen e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore deri me 30 prill. /F.Stafa/

*   *    *

Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar në Kuvend lidhur me propozimin për ndëshkimin e falsifikuesve të statistikave. Deputetët e Partisë Socialiste duke folur për mashtrimin e qeverisë me anë të INSTAT për të dhënat zyrtare, kërkoi ndryshimin e ligjit, ku të parashikohet ndëshkimi ligjore për falsifikatorët. Ndërsa anëtarët e djathtë të parlamentit kanë kundërshtuar një gjë të tillë me argumentin se kjo është antikushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë por të parandalojmë. Ju zgjodhët demagogjinë dhe patetizimi duke vepruar me forcën e kartoni. Po rekeni të shënjonin opozitës is fajtorin e mos respektit evropian ndaj jush, tha Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste.

Deputeti i PD-së Viktor Gumi u shpreh se nuk mund të këtë ndëshkim për përpiluesit e statistikave pasi nxjerr e tyre është e varur nga metodologjia dhe jo individi.

Statistika është proces shkencor është proces metodologjik. Nuk mund të ketë ndëshkim për metodologjinë se është antikushtetues, tha Gumi.

*    *    *

Opozita akuzon maxhorancën se po shkel rekomandimet e Bashkimit Europian, duke e vënë Institutin e Statistikave në varësinë e kryeministrit.

Në seancën e sotme në Kuvend, gjatë diskutimeve për projektligjin Për statistikat zyrtare, deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se ky ligj shfaros pavarësinë institucionale dhe shkon në drejtim të kundërt të rekomandimeve të BE-së. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në progres-raportin e vitit 2011, ku thuhet se dispozitat që lidhen me rolin e INSTAT-it janë të pamjaftueshme. Ligji nuk siguron përfaqësim të gjerë të përdoruesve të statistikave zyrtare në Këshillin që nuk dihet se nga kush përbëhet. Pavarësia profesionale e INSTAT-it nuk është adresuar sa duhet në ligj dhe duhen bërë përpjekje për këtë, theksoi Balla.

Sipas Ballës, në progres-raportin e BE-së kërkohet plotësimi i kuadrit ligjor. Ndërsa ministri i drejtësisë, Eduard Halimi, në fjalën e tij u shpreh se ky projektligj është thjesht rregullimi ligjor i ligjit antikushtetues që ka bërë PS-ja kur ishte në pushtet.

Kërkojuni falje shqiptarëve që keni bërë një ligj antikushtetues dhe ne po e kthejmë ne shtratin kushtetues, tha Halimi.

 


Bode: Taksa e sheshtë na shpëtoi nga kriza 

Ministri i Financave u shpreh në Kuvend se taksa e sheshtë është taksa moderne e drejtësisë sociale. Gjatë diskutimeve, Bode u shpreh se taksa e sheshtë është ligji i përqafuar nga mbarë bota. Disa të majtë gjetën rastin për të sulmuar taksën e sheshtë. Ata janë çiçikovianë të majtë, kanë për qëllim ti hapin rrugë taksës progresive që ka shpikur kryetari i tyre. Taksa e sheshtë është taksa më moderne. Kjo u ndërmor vite të shkuara dhe u deklarua si suksesi më i madh. Me taksa më të ulëta merren të ardhura dy herë më shumë. Kjo është arsyeja pse Banka Botërore e deklaron rastin e Shqipërisë si histori suksesi. Në vitin 2005, një infermiere paguhej 150 mijë lekë, sot ajo merr 340 mijë lekë. Shkoni thuajuni se janë më keq se në 2005-n dhe shihni a ju besojnë. Taksa e sheshtë na mbajti jashtë krizës, na bëri tu qëndrojmë godtijeve që erdhën nga jashtë, tha Bode.

Ahmetaj: Taksa e sheshtë, taksa e varfërisë  

Deputeti socialist Arben Ahmetaj e ka cilësuar taksën e sheshtë si taksa e varfërisë gjatë diskutimeve në seancën e sotme të projektligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas Ahmetajt, qeveria i merr 300 mijë lekë në vit çdo qyetari, ndërsa favorizon ata që kanë të ardhura të larta.

Kjo taksë është një padrejtësi shoqërore, pasi i merr çdo qytetari 5 milionë lekë të vjetra në 10 vjet. Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë, kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani, ndërsa 4 infermierë paguajnë në 10 vjet 20 milionë lekë më shumë, tha Ahmetaj.

 

Shkarkimi i Spahiut, sot në Kuvend raporti i Komisionit Hetimor  

Raporti i hartuar nga komisioni për hetimin e veprimtaërisë së ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu,pritet të miratohet sot në Kuvend. Dy ditë pas përfundimit të punës dhe miratimit të raportit në Komisionin e ngritur për Spahiun, raporti shqyrtohet në seancën e sotme.

Pavarësisht dorëheqjes së Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, raporti do ti propozojë Kuvendit vendosjen e ndërprerjes së qëndrimit të tij në këtë detyrë.

Sipas raportit të hartuar vetëm nga deputetët e maxhorancës, pasi socialistët nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij komisioni, Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv.kryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike.

Komisioni do ti propozojë Kuvendit dërgimin e këtij raporti në Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim të vlerësohen shkeljet e konstatuara prej tij për ushtrimin e ndjekjes penale. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›