E Diel, 1 Nëntor 2026

"Filozofia e LSI: Lufte ndaj te majtes, por po fitoi, do te vij me ju ne pushtet"

"Levizja Socialiste per Integrim thote me shume humor, qe do luftoj te mos fitosh zgjedhjet si e majte, luftoj kunder bashkimit te ri, por po fituat do te vij me ju ne pushtet". Ky eshte interpretimi i bere nga kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, per sa i perket qendrimit me te fundit te liderit te LSI, Ilir Meta, i cili deklaroi se pas zgjedhjeve nese nuk fitonte partia e tij, do te beje koalicion me PS. "Teza e hedhur nga PSD, qe ne fitojme dhe pa LSI u vertetua, u vertetua dhe nga sondazhi popullor dhe per pasoje LSI, u perpoq qe keto dite te nderroje fytyren dhe te thote qe une jam gati te bashkeqeveris me PS, pas zgjedhjeve", komentoi qendrimin e Metes, lideri i PSD. Sipas tij, populli i do te bashkuar per te fituar, e jo per te ndare karriget, prandaj te gjithe ata qe duan fitoren, ata qe duan ndryshimin duhet te votojne per PSD, nuk duhet te genjehen per forcat, qe jane jashte grupimit te majte. Sepse sipas tij, keto forca jane vetem per arsye pragmatiste, e ca me keq per pazare politike e per interesat e tyre dhe jo per interesat e votuesve. Thirrjet e Gjinushit per bashkim u bene gjate konferences se radhes te strukturave te PSD-se ne njesine Nr.9 te kryeqytetit. "Sa me i pakenaqur, sa me i revoltuar te jesh nga kjo gjendje, ne te cilen e ka futur vendin keqqeverisja e Berishes, aq me aktiv duhet te jesh ne zgjedhje per te sjelle ndryshimin e kursit qeverises, fitoren e grupimit te majte, pjese e te cilit eshte PSD", u shpreh ai. Per kreun e socialdemokrateve premtimet e bujshme te Berishes, rezultuan qarte se jane vetem demagogji e mashtrime. "Korrupsioni i kesaj qeverie eshte i dimensioneve te papara, prandaj dhe tere premtimet kane deshtuar. Me nje qeveri te korruptuar nuk mund te realizosh as programe sociale dhe as investime", kritikoi Gjinushi. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›