E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamze, "AMC" sponsorizon 600 rrenje bliri

Nisma e bashkise se Kamzes "Qytet i gjelber, qytetare te shendetshem" eshte mbeshtetur nga kompania celulare "AMC", e cila behet pjese e ketij projekti, se fundmi duke mbjelle 600 rrenje bliri. Pemet do te gjelberojne bulevardin ne nje gjatesi prej 2 km, nga rrethrrotullimi i qendres ne bulevardin "Blu", deri tek Universiteti Bujqesor. Mbjellja e pemeve ka filluar disa dite me pare, nderkohe qe dje per te pare nga afer ecurine e punes per gjelberimin e qytetit, ka shkuar drejtori ekzekutiv i "AMC"-s, Stefanos Oktapodas, i shoqeruar nga kryebashkiaku i Kamzes, Xhelal Mziu. Ky i fundit, pasi falenderoi "AMC" per gjelberimin e qytetit, tha se kjo kompani eshte nje nder te parat, qe u solidarizua me kete nisme dhe qe realizoi kete investim kaq te frytshem por edhe te pelqyeshem nga qytetaret e Kamzes. "Jam i sigurt se ky eshte hapi i pare i bashkepunimit midis bashkise Kamez dhe kompanise "AMC". Besoj se te tjera projekte bashkepunimi do te kemi ne te ardhmen", tha Mziu. Drejtori ekzekutiv i "AMC", ne emer te kompanise qe ai drejton shprehu kenaqesine e vecante per kontributin ne fushen e mjedisit dhe vecanerisht te gjelberimit te qytetit te Kamzes. "Siguroj kryetarin e bashkise si dhe banoret e Kamzes, se "AMC" do te vazhdoje t'ju mbeshtese pasi eshte gjithmone prane komunitetit, jo vetem me sherbimet dhe produktet qe ofron, por duke kontribuar ne permiresimin e jetes se qytetareve duke kthyer keshtu nje pjese te besimit qe na eshte dhene prej tyre", perfundoi Oktapodas. Keshilli Bashkiak i qytetit te Kamzes, i ka vendosur emrin "AMC" nje prej rrugeve te qytetit ne respekt te kontributit te kesaj kompanie, per mbeshtetjen e saj te vazhdueshme ne mbare vendin, e ne vecanti ne qytetin Kamez. Kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu i dorezoi drejtorit ekzekutiv te "AMC", Stefanos Oktapodas cmimin "Mirenjohja e qytetit" ne shenje falenderimi per ndihmen qe po jep, ne gjelberimin e qytetit te Kamzes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›