"Ripunesim te larguarve politik"
Te gjithe ata qe kane humbur ne menyre te padrejte, jo vetem per arsye politike, vendet e punes, te cilet kane fituar perseri vendet e punes permes ankimimeve te tyre dhe nuk jane zbatuar vendimet as te Komisionit te Sherbimit Civil dhe as te gjykatave, do t'i rifitojne ato, sepse ne do te respektojme ligjin. Ky eshte premtimi i bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate takimit te zhvilluar dje me qytetare te shkarkuar per motive politike nga administrata civile. Ai u shprehu garancine per kthimin ne pune, pas 28 qershorit te gjithe atyre qe kane humbur per arsye politike, vendet e punes dhe qe i kane rifituar ato permes vendimeve gjyqesore. "Padyshim qe pergjegjesine kryesore e ka politika ne fuqi dhe kryeministri Berisha, per politizimin ekstrem te administrates dhe zevendesimit te njerezve te trajnuar, te kualifikuar, te shkolluar me militante partie", akuzoi Meta. Sipas tij, eshte pikerisht kjo lloj politike, qe mban nje pergjegjesi te madhe per deshtimin e nje reforme shume te rendesishme qe nis ne vitet 2000-2001, permes miratimit se bashku dhe me faktore nderkombetare dhe sidomos me Banken Boterore, te ligjit per statusin e nepunesit civil. Duke folur per qeverisjen e ardhshme te LSI pas 28 qershorit, ish-kryeministri Meta u shpreh se do te kete prioritet zbatimi dhe respektimi i atij ligji, i cili bazohej mbi vlerat dhe meritokracine dhe mbi qellimin e shtetit, pavaresisht nga ndryshimet e partive qe fitojne apo humbasin zgjedhjet, qe te kete nje administrate te qendrueshme. "Per nepunesit e administrates publike, ne premtojme garanci per te realizuar disa nga kerkesat jetike, qe do t'i motivojne ata te punojne ne administrate publike, sikurse do te jete kreditimi ne interesa shume te favorshem, per problemin e strehimit", premtoi perpara te larguarve, Meta. Ai gjithashtu shprehur garancine se do te rrise optimizmin e njerezve me te pergatitur te ketij vendi, per te sherbyer ne administraten publike. "Qe do te thote se do te synojme qe pagat ne administraten publike te jene plotesisht te konkurrueshme me ato ne sektorin privat", theksoi gjate fjales se tij, lideri i LSI.