Fier, komuna Mbrostar kerkon kredi

Komuna Mbrostar eshte e para komunë në Shqipëri, e cila do te marrë kredi ne banke per te shtuar investimet. Kreu i kesaj komune Vaid Bace do te vere ne zbatim kete forme te re per zhvillimin e komunes se tij.
Sasia e huase ne forme kredie qe kryetari Bace do te marre gjate mandatit te tij eshte rreth 2 milion dollare.
Garanci per kredine bankare do te jene 64 hektare toke pyll qe jane prone e komunes. Vetem per vitin 2008 ai do te marre 13 milion leke kredi per riparimin e rrjetit te ujesjellesit.
Ky ligj eshte botuar ne fletoren zyrtare te muajit shkurt dhe synon zgjerimin e autonomise vendore nepermjet rregullimit te huamarrjes se njesive te qeverisjes vendore.