Fier, krim në familje, gruaja djeg burrin me vaj të nxehtë
FIER- Krimi brenda familjes godet sërish. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku një grua 55-vjecare ka vrarë burrin e saj.
Sipas të dhënave të policisë së Fierit, shtetësja Dallëndyshe Kasa i ka hedhur vaj të nxehtë bashkëshortit 60-vjecar, Xhelo Kasa duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e ciftit në lagjen "11 Janari". Policia deklaron gjithashtu se edhe gruaja është shtruar në spital, pasi ka pësuar djegie.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasje, policia vazhdon hetimet.
(m.a/BalkanWeb)