E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper: Asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do cenojë statusin e Kosovës

13-07-2011 / Gazeta 55

Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë Robert Cooper ka deklaruar se amarrëveshjet e arritura deri më tani mes dy vendeve nuk do të ndikojnë në statusin Kosovës. Në një intevistë për gazetën serbe “Blic”, Cooper ka deklaruar se bisedimet mes dy vendeve janë të vështira ndërsa theksoi se të dyja palët kanë interes të arrijnë kredibilitet në Evropë, në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre.
“Pres që gjatë zbatimit të marrëveshjeve të paraqiten probleme të vogla sepse nuk mund të parashikohet çdo gjë e nëse do të ketë probleme çështjet e kontestuara domosdo do t`i kthehen në tavolinën kryesore të negociatave”- ka theksuar Cooper.
Robert Cooper, pas qëndrimit të djeshëm në Prishtinë sot ka udhëtuar drejt Beogradit për të përgatitur raundin tjetër të bisedimeve që do të mbahet më 20 korrik në Bruksel.
Gjatë këtij raundi pritet të arrihet marrëveshje për regjistrat e kadastrës, energjinë elektrike, telekomunikacion, dhe siç transmetojnë mediat serbe, ndoshta edhe për vulën doganore të Kosovës.

Peter Feith: BE do ushtrojë funksionet në veri të Kosovës

Shefi i ICO-së, Pieter Feith tha se në muajt e ardhshëm rolin kryesor rreth situatës në pjesën veriore do ta marrë Brukseli.
Ai foli për mundësinë e kushtëzimit të kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE me përmirësimin e gjendjes në Veri. Edhe Kryeministri Thaçi, sipas RTK-së, pret përpjekje më “proaktive” ndaj kësaj pjese të vendit.
Deklaratat e Nënsekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Politike, ëilliam Burns në Samitin e Kroacisë, javën e kaluar, rreth mundësisë së kushtëzimit të kandidaturës së Serbisë në fund të vitit me progresin në dialog dhe çështjen e Veriut, janë reflektuar edhe në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) të martën në Prishtinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›