E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, mijëra fluturime të anuluara për shkak të një greve

PARIS- Rreth 100 për qind e punonjësve të kontrollit të trafikut ajror ishin sot në grevë në Francë dhe shumë fluturime u anuluan, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil. 

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil njoftoi për një grevë, ku marrin pjesë rreth 100 për qind e punonjësve të kontrollit të trafikut ajror.
Institucioni theksoi se i kishte kërkuar shoqërive ajrore të shtonin numrin e anulimeve të fluturimeve në aeroportet pariziane, Roissy dhe Orly, si dhe në Beauvais, në veri të Parisit, në Lion, Nice në juglindje të vendit, Marsejë në jug dhe në Tuluzë dhe Bordo, në jugperëndim të Francës. 

"Më tepër se 1 800 fluturime u anuluan sot, 65 fluturime më tepër në Roissy dhe 60 në Orly", deklaroi një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›