Fier, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti ndodhur ditën e premte tek “Ura e Hoxhares” ne Fier. Mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa makina ka dalë nga rruga, ku drejtuesi i automjetit së bashku me një shtetas tjetër kanë marrë dëmtime në trup, por fatëmirësisht jane jashtë rrezikut për jetën.
Sipas uniformave blu, dy personat e aksidentuar janë Gëzim Sinani dhe Agim Liza, të cilët janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Ndërkaq, policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen më tej të shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.