Tiranë, plagoset 27 vjeçari, në kërkim autori

Një person eshte plagosur me arme zjarri rreth ores 20.50, ne zonen e “Xhamllikut”, ne Tirane.
Shtetasi Sidrit Thanasi, 27 vjeç eshte qëlluar me arme zjarri dhe sipas uniformave blu, mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Pas nje konflikti te gjate mes 27 vjeçarit dhe autorit të ngjarjes, i cili është indetifikuar, ka nderrmare edhe këtë akt.
Tashmë policia e cila ka shkuar për në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit.