Me mbeshtetjen e BB ka nisur puna ne Nenshkoder per permiresimin e argjinaturave

Me mbeshtetjen e Bankes Boterore ne zonen fushore te Nenshkodres ka nisur puna per zbatimin e 6 projekteve qe do te riaftesojne sistemin e argjinaturave. Por specialistet thone se kjo eshte vetem faza e pare e nje strategjie antipermbytje qe pritet te shtrihet ne nje periudhe me te gjate kohore dhe qe kerkon fonde te shumta.
Permbytjet masive te fundvitit te cilesuara si me te medhate e ndodhura deri tani ne Shqiperi shkaterruan thuajse gjithe sistemin e argjinaturave duke shtrire permbytjen ne me shume se 14 mije hektare toke bujqesore rreth 8 mije banesa dhe disa mijera ferma e biznese private.