Çmimet në treg, 26 artikuj pësojnë ulje
17/06/2011 Në 16 lloje perimesh çmimet janë ulur nga 2 deri në 45 lekë/kg
Uljen më të madhe e kanë prodhimet vendase të fermës
Çmimet e shitjes me pakicë të disa artikujve si perime, fruta, fasule dhe patate vazhdojnë të kenë ulje të ndjeshme. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se nga 36 artikuj që gjenden në treg, 26 prej tyre kanë pësuar ulje çmimi, 8 artikuj kanë rritje, ndërsa vetëm 2 artikuj nuk kanë lëvizje çmimi. Krahasuar me javën e kaluar nga 20 artikuj të grupit të perimeve që ka tregu 16 prej tyre janë ulur nga 2 deri në 45 lekë/kg. Në këtë rënie të çmimeve rolin më të madh e ka luajtur ulja e çmimeve të prodhimit të fermave shqiptare. Perimet vendase të fermës, nga 18 artikuj kanë ulje në 13 prej tyre, nga 1 deri në 30 lekë/kg. Uljen më të madhe e kanë lule lakra, speci i verdhë, karota e lakra, ndërsa rritje kanë pësuar 5 artikuj, si hudhra e thatë apo spinaqi. Nga frutat e fermës, 6 artikujt që janë në treg kanë ulje çmimi, ku ulja më e madhe është te bostani, shalqiri, kajsia, qershia e kumbulla. E njëjta tendencë vihet re edhe te çmimet në tregjet e shumicës. Kështu, në kulturat e prodhimit të vendit nga 19 artikuj në treg, 16 kanë ulje çmimi si patëllxhani, speci i verdhë, barbunja, apo patatja e gruri. Sa i përket frutave nga 7 artikujt, 6 kanë ulje çmimi si pjeshka, shalqiri e kajsia, qershia me 13. Edhe kulturat perimore importi nga 8 artikuj në treg, 6 kanë pësuar ulje si speci gogozhare, patëllxhani, domatja etj, ndërsa frutat e importit, nga 12 artikuj, 9 kanë ulje çmimi si bostani, rrushi, qershia.