Zhdukja e Bleonës, Prokuroria rinis hetimet ndaj së ëmës

Pas divorcit midis prindërve të saj, tashmë hetimet po përqendrohen tek e ëma e vajzës, duke hetuar telefonatat që janë kryer ndaj saj.
Një grup hetimor nga Prokuroria e Tiranës kanë shkuar në Kukës për të hetuar sërish rreth zhdukjes së vogëlushes. Zamir Mata, babai i Bleonës ka deklaruar para organeve të hetimit, se bashkëshortja e tij ditën e zhdukjes së vajzës ishte larguar për disa orë nga banesa me pretendimin se po shkonte të punonte tokën, duke theksuar se në arën e tij nuk është punuar atë ditë.
“Atë ditë ime shoqe ka folur mbi gjashtë orë në telefon. Unë nuk e di se me kë ka folur”, ka thënë Zamir Mata. Mata i ka kërkuar ish-bashkëshortes tashmë që të tregojë për zhdukjen e vajzës, duke e akuzuar publikisht atë. Për të gjitha këto akuza, Prokuroria po verifikon tabletat e telefonatave të kryera nga Bukuria Mata, e ëma e Bleonës, për të zbuluar se kush janë personat që ajo ka folur atë ditë.
Më parë, organet e hetimit kanë verifikuar tabletat e telefonatave të vajzave që ishin atë ditë me Bleonën. Vajza 6-vjeçare u zhduk më 22 maj të këtij viti pa lënë asnjë gjurmë. Ngjarja bëri bujë atë kohë dhe e gjithë shoqëria shqiptare u sensibilizua me zhdukjen e Bleonës. Pavarësisht përpjekjeve për gjetjen e saj, deti më tani nuk dihet asgjë rreth fatit të vajzës së vogël. /S.Ll/Start/
2010-12-26 09:57
[