Fier, makina përplas motorrin, plagosen 2 të rinj

Dy të rinj janë plagosur mesditën e sotme në një aksident rrugor në aksin Fier-Topojë. Mësohet se dy të rinjtë Enea Alibeaj dhe Taulant Mane përkatësisht 18 dhe 17 vjeç ishin duke udhëtuar me motorr në momentin kur janë përplasur nga një automjet.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.