E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie autobusi me studentë, dyshohet për 12 të vdekur e 30 të plagosur

17:20-Prefekti i Vlorës , Eduart Velçani në një komunikim për Ora News bën me dije se aksidenti është i një shkalle të rëndë. Konfirmon mbi 10 viktima, ndërsa bën me dije se po punohet me operacionet e shpëtimit. Pritet të kemi detaje të tjera prej tij, pasi për rreth 10 minuta do të jetë në vendngjarje. Po kështu drejt vendngjarjes është nisur edhe Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe drejtues të lartë të shtetit. Ndërkaq mësohet se për 20 min do të mbërrijë helikopteri i parë me të plagosurit në Spitalin Ushtarak.

17:15- Informacionet e fundit bëjnë me dije se nga aksidenti tragjik në Himarë dyshohet të kenë mbetur 12 të vdekur, studente femra. Ndërkaq 30 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq dy helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet nga momenti në moment të mbërrijnë në Spitalin Ushtarak të Tiranës me të plagosurit e parë. Po kështu burime për Ora News bëjnë me dije se autobusi i përfshirë në aksident mban targat EL 22 74 B, ndërsa drejtohet nga shtetasit Pëllumb Çela.


15:33-Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta në Himarë. Një autobus me targa Elbasani, me 50 studentë pasagjerë në të është rrëzuar në Qafën e Vishës, në aksin rrugor Sarandë-Himarë.
Mësohet se autobusi ka rënë nga 100 m lartësi, ndërsa nuk ka detaje lidhur me shkaqet e aksidentit. Mësohet se autobusi ishte me studentë të histori-gjeografisë nga universiteti “ Aleksandër Xhuvani”, ku mendohet të kenë qenë duke u kthyer nga ekspeditat.
Burime për Ora News bëjnë me dije se dyshohet për 5 të vdekur ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur . Strukturat vendore, ato të policisë, shërbimit shëndetësor,helikopterë, si dhe forca zjarrëfikëse janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes.
Ndërkaq Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro raporton se po u jepet ndihma mjekësore të plagosurve.
Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›