Itali, Letta: Qeveria po përballet me një garë të fortë kundër kohës
ROMË- Kryeministri italian, Enrico Letta deklaroi sot se qeveria e tij po përballet me një ''garë kundër kohës''.
Letta ka bërë të dielën betimin në krye të një ekzekutivi të gjerë koalicioni mes të majtëve dhe të djathtëve në Itali që i dha fund ngërçit politik dy-mujor pasi zgjedhjet elektorale të muajit shkurt nuk rezultuan në asnjë fitues të qartë, ndërkohë që vendi po përballet me recesionin më të gjatë në këto 20 vitet e fundit.
"Qeveria po përballet me një garë të fortë kundër kohës", deklaroi ai në Romë pas rikthimit të tij nga një tur evropian, gjatë të cilit zhvilloi takime me liderët kryesorë të Evropës.
"Kemi humbur shumë kohë tashmë dhe të tjerët nuk do të na presin'', shtoi ai.
"Do të na duhet të ndërmarrim hapa dhe vendime tepër komplekse në një të ardhme shumë të afërt dhe duhet të tregojmë vendosmëri në marrjen e tyre sepse kemi shumë objektiva ndërkombëtare tepër të rëndësishme të cilat do të na duhet të gjejmë rrugën më të mirë për t'i arritur në një mënyrë të pagabueshme dhe të domosdoshme", përfundoi kreu i qeverisë së re italiane, Enrico Letta.
LETTA: LUFTA KUNDËR PAPUNËSISË SË TË RINJVE EMERGJENCË KATEGORIKE
“Lufta kundër papunësisë në radhët e të rinjve në Italinë e prekur nga recesioni përbën një "nevojë emergjente kategorike", deklaroi kryeministri Enrico Letta pas rikthimit të tij nga turi evropian.
"Është një situatë jashtëzakonisht e rëndë që po peshon tek shoqëria jonë dhe kryesisht në shpatullat e familjeve italiane", deklaroi kryeministri, qeveria e paprecedent e të cilit që përbëhet nga të majtët dhe të djathtët, mori votëbesimin nga parlamenti në fillimjavë.
''Niveli i papunësisë në radhët e të rinjve italianë ka arritur në 38,4 për qind gjatë muajit mars, 3,2 për qind më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit 2012 dhe 0.6 për qind më e lartë se gjatë muajit shkurt'', njoftoi Istat me publikimin e të dhënave sezonale të rishikuara.
Agjencia e statistikave deklaroi se 635 mijë të rinj, të moshave nga 15-24 vjeç ishin të regjistruar si të papunë gjatë muajit mars.
(d.b/BalkanWeb)