E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina dënon rëndë Sinan Bardhin, pezullohet për 1 vit

Besëlidhja ka marrë një goditje jo të vogël në fund të sezonit, kur i duhet të bëjë pa trajnerin Sinan Bardhi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Ilirisë do t’i duhet të luajë pa spektatorë. Një dënim i paprecedent sa i takon trajnerit, kur Bardhi është pezulluar për 1 vit, si asnjëherë më parë për një trajner, aq më tepër një trajneri me përvojë dhe të njohur. Ishim mësuar deri nga përjashtime përjetë nga futbolli për lojtarë, por dënim të tillë për një trajner profesionist nuk kishim parë. Dënimet e tjera të Komisionit të Disiplinës u përkasin më shumë kategorive të ulëta dhe moshave, ku praktikisht disa skuadra U-17 janë tërhequr nga aktiviteti. Ja vendimet e Disiplinës:

1. Trajneri i KF “Besëlidhjes”, Sinan Bardhi, për nxitje të braktisjes së ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 55.3 të KDS.
2. KF “Besëlidhja”, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive të masave të sigurisë së një ndeshje, si dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushën e lojës, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3. Lojtari i KF “Gramshi”, Moises Indequi, dhe lojtari i KF “Butrinti”, Andri Rugji, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohen secili me nga 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48.1/e të KDS.
4. Trajneri i KF “Rubiku”, Preng Gjergji, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.2/a të KDS.
5. Lojtari i KF “Rubiku”, Valentin Kola, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.1/a të KDS.
6. Lojtari i KF “Belshi”, Përparim Lici, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.1/a të KDS.
7. KF “Bylis” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Vllaznia” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
8. KF “Bylis” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Shkëndia D” U-17, e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
9. KF “Bylis” U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Kukësi” U-19, e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
10. KF “Tomori” U-19 dhe U-17, për mosparaqitje në ndeshjet me KF “Besëlidhja” U-19 dhe U-17, i humbet ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
11. KF “Tërbuni” U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Vlora” U-19, e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
12. KF “Kukësi” U-17, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Gramozi” U-17, e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
13. Lojtari i KF “Butrinti” U-17, Denis Sadikaj, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.1/a të KDS. 
(e.m/Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›