E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror, diskove u kufizohet orari i

Që nga e mërkura e javës së kaluar, policia ka komunikuar në Vlorë, Sarandë e Orikum, urdhrin për mbylljen e diskove pas orës 01:00 për shkak të shqetësimit të pushuesve. 

TIRANE- “Është një urdhër i nxjerrë nga Bashkitë e Vlorës, Sarandës dhe Orikumit, të cilat normojnë aktivitetin që këto duhet të kenë. Urdhri është shoqëruar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku saktësohet se, në ditë jave ato duhet të ulin muzikën pas orës 24.00 dhe në fundjavë, pas orës 01.00”, - ka deklaruar drejtori i Policisë për Qarkun, Vehbi Bushati. Sipas tij, shkak për këtë kanë qenë telefonatat e shumta nga qytetarë që banojnë në zonat e Ujit të Ftohtë, por edhe pushues e pronarë hotelesh, ku këta të fundit janë ankuar se po iu ikin turistët dhe pushuesit, pasi ka shumë zhurma nga diskot verore.
Ndërkohë, pushuesit duket se nuk janë në të njëjtin mendim: “Vlora ka vetëm dy muaj jetë nate, dhe është ndër gjërat më të bukura që shoqërojnë pushimin pranë detit”, - thotë një prej të rinjve pushues. Ndërsa një i dytë proteston, duke vënë shenjën e dyshimit mbi vendimet nga bashkitë. “Mua më duken thjesht operacione të pastra policie, qëllimi i të cilave nuk e di cili është”, sipas tij. Një gjë është e qartë: sivjet në Vlorë e Sarandë vetëm mund ta ëndërrosh një disko deri në orët e para të mëngjesit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›