E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë- asgjësimi municioneve, banoret, peticion për rrezikun

Dhjetra shtëpi në fshatin Shkozë të rrethit të Pukës janë vënë në rrezik si rezultat i tronditjes së tokës nga asgjësimi i municioneve në masivin pyjor të Tërbunit. Shqetësimi i tyre është shoqëruar me firmosjen e një peticioni. 

PUKË- Asgjësimi i municioneve luftarake në pyjet dhe livadhet të Hamzit në masivin pyjor të Tërbunit është bërë shqetësimi më serioz për banorët e fshatit për banorët e fshatit Shkozë të rrethit të Pukës. Fillimi i procesit për asgjësimin e rreth 1200 ton municioneve luftarake të rrezikshmërisë së lartë po e shuan përfundimisht shpresën e vetme të banorëve, zhvillimin e turizmit malor.

Tronditjet dhe asgjësimet janë vënë re edhe në rrëshqitjen e tokës në këtë zonë çka shton më tepër frikën nga rreziku tek banorët. Shqetësimi i tyre është shoqëruar edhe me firmosjen e një peticioni drejtuar të gjithë strukturave qeveritare përmes të cilit kërkojnë ndalimin e asgjësimit duke paralajmëruar protesta masive dhe bllokimin e rrugës. Shqetësimit të gjërë të banorëve i është bashkuar edhe kreu i Bashkisë së Pukës Rustem Strugaj, i cili asgjësimin e tyre e cilëson si një veprim absurd.

“Është një veprim i papranueshëm. Unë kam qenë gjithmonë për zgjedhje të tjera për të mos dëmtuar natyrën dhe ekosistemin. Ndaj unë e mbështes nismën e banorëve nismë kjo e cila ka të bëjë në mbrojten e interesave të këtij qyteti” – u shpreh kreu i Bashkisë së Pukës Struga.

Tronditjet që shkaktohen në këtë zonë nga shpërthimi i municioneve ka bërë që toka e vlerësuar si e paqëndrueshme nga gjeologët, të rifillojë rrëshqitjet. Pasojat e asgjësimit të deritanishëm kanë filluar të ndjehen që në ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit përveç rrezikut që u kanoset banorëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›