E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ish-policit, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Policia e Elbasanit ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë të dyshuar si autorë në vrasjen e ish policit Roland Rexhepit. Ata janë Marius Tafa e Shkëlzen Shkrepi. Ndërsa është dhënë masa e sigurisë për 2 të arrestuarit e tjerë. 

ELBASAN- Shkon në katër nurmi i personave të arrestuar si të implikuar në ekzekutimin e ish policit të drejtorisë se policisë të qarkut të Elbasanit, Roland Rexhepi. Blutë e Elbasanit kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë Mariys Tafa dhe Shkëlzen Shkrepi.

Ndërkaq gjykata e Elbasanit vendsoi masën e arrestit me burg në ngarkim të Armand Llakaj 33 vjeç dhe Arben Jaçe 28 vjeç, të cilët u arrestuan pak ditë më parë si të dyshuarit kryesor për ekzekutimin e ish policit. Sipas policisë personat e arrestuar dyshohen se mëngjesin e 22 korrikut ekzekutuan me armë zjarri tip kallashnikovnë pragun e shtëpisë ish agjentin e antidrogës Rolad Rexhepi 42 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”. Në përfundim të procesit gjyqësore në caktimin e masës së sigurisë u hodhën poshtë pretendimet e avokatëve mbrojtës, të cilët pretenduan se dy të akuzuarit kanë qenë në kryeqytet ditën që ka ndodhur vrasja. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›