Fier, ndahet nga jeta aktori i njohur Muhamet Sherri
FIER- Një nga aktorët e njohur fierakë me shumë role në skenë dhe në film, Muhamet Sherri, u nda nga jeta në orët e para sot në moshën 63 vjeçare.
"Ai na la një boshllëk të madh dhe një mal me kujtime të bukura për arritjet e tij artstike dhe për aktivitetin e madh që ka bërë në artin e fushës së skenës dhe ekranit," u shpreh Pëllumb Kulla, regjizor, aktor, shkrimtar dhe libretist.
Aktori Muhamet Sherri ka lindur në qytetin e Fierit, në 1948. Pasi përfundoi Institutin e lartë të arteve në degën e dramaturgjisë, në vitin 1973 u emërua në trupën e teatritit Bylis, në qytetn e tij të lindjes. Sherri ka luajtur në rreth 15 filma dhe 62 role në teatër.
Për kontributin e shquar në fushën e artit, presidenti i Republikës, Bamir Topi e dekoroi dy muaj më parë me urdhërin Naim Frashëri.
(d.b/BalkanWeb)