Maqedoni, Kisha mbi kala, qeveria thirrje per qetesi
SHKUP-Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për median bëri thirrje për qetësi dhe mirëkuptim mes qytetarëve të Maqedonisë duke vlerësuar se pasuria dhe trashëgimia kulturore e Kalasë së Shkupit është e përbashkët dhe se ajo duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo i ndarjes.
Ky qëndrim erdhi pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë së Maqedonisë pas incidentit në Kalanë e Shkupit.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë thekson se trashëgimia kulturore e Kalasë së Shkupit është e përbashkët dhe ajo duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo i ndarjes", thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.
Ajo shtoi se të gjitha aktivitetet e tjera në të ardhmen do të koordinohen me dialog të hapur politik, debate publike dhe me dialog me partnerët e koalicionit qeveritar.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski deklaroi se të gjitha çështjet e lidhura me incidentin në Kalanë e Shkupit duhet të zgjidhen në rrugë institucionale.
"Kjo është mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Të gjitha çështjet duhet t'i zgjidhim në rrugë institucionale duke përfshirë edhe parlamentin", deklaroi Veljanoski.
Edhe ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska dënoi incidentin në Kalanë e Shkupit dhe kërkoi që palët e përfshira t'i ktheheshin normalitetit.
(d.b/MIA/BalkanWeb)