E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje e treta me pak ndotje per nje te treten e popullsise Nga Petrit Vasili, Minister i Shendetesise



Instituti i Shendetit Publik ndjek problematikat e ndotjes se mjedisit, fale nje projekti te OBSH, mundesuar nga qeveria gjermane dhe ne kemi dy stacione teper modern monitorimi, nje te vendosur ne Institutin e Shendetit Publik dhe nje te vendosur ne Polikliniken Qendrore, te cilet mundesojne evidentimin e situates ne nje zone periferike, aprioristikisht te paster dhe ne nje zone me perqendrim me te madh urban dhe me densitetin me te larte, duke bere te mundur dhe krahasimet dhe zhvillimet pozitive apo negative. Sigurisht, ne menyre te vecante Tirana per nje mije arsyet e saj, si nje metropol i jashtezakonshem, me nje shtim "spektakolar" te popullsise, me nje urbanizim te jashtezakonshem, momente, momente dhe te shfrenuar, sigurisht perben nje nga realitetet me te rendesishem per t'u vleresuar e studiuar, edhe per arsye se thuajse 1/3 e popullsise jeton ne kete qytet dhe ku te dhenat mjedisore, dora-dores kane qene problematike dhe kane kaluar ate moment qe mund te quheshin shqetesuese, kane qene me shume se sa shqetesuese. Sigurisht saje ketyre stacioneve te tilla, te cilat na mundesojne qe te kemi rezultate teresisht te besueshme, te nivelit modern nderkombetar, sot ne mund te bejme me dije qe kemi disa lajme qe jane shume te rendesishme dhe shume te mira, qe niveli i grimcave pm-10 dhe pm-2.5, qe jane grimca (ne vecanti keto te fundit) shume te imta, shkaktare te rendesishme te semundjeve pulmonare kane shenuar ne matjet, nga nentori i vitit te kaluar deri tani, nje reduktim prej 30% te vleres se tyre, nje ulje e cila e interpretuar ne sfondin e shendetit publik do te thote me pak alergji, me pak semundje respiratore, me pak ndikim ne semundjet kardiovaskulare dhe me pak semundje onkogjene. Ne menyre te vecante, sensibiliteti shume i larte ndaj ketyre indekseve pozitive eshte tek femijet e te moshuarit dhe ecja jone me moton "zhvillim urban te qendrueshem" por edhe qytete te shendetshme ecin paralelisht ne rastin konkret.

Rezultatet e perftuara ne Tirane nuk kane ardhur rastesisht, menyra e rikonceptimit te trafikut urban ne Tirane me se pari, me se dyti nje disiplinim me i mire i asaj qe quhet pjeses mbrojtese te ndertimeve, pra gjithe pjesa e orientimit te ndertimeve dhe ruajtjes se kushteve te sigurise por edhe te asaj, qe quhet potencial ndotes i shtuar ka dhene nje rezultat shume te shpejte dhe spektakolar dhe me se fundmi na ka bere te gjitheve te besojme se ato qe thuhen se duhet te ndodhin keshtu, prodhojne rezultate; , nje trafik me i rrjedhshem, nje gjelberim me nje sens te aksentuar, ne menyre te vecante ne dhjete muajt e fundit dhe nje disiplinim me i madh i qytetit, perfshire ketu edhe trajtimin me te kujdesshem te mbeturinave dha nje rezultat, i cili per mua eshte nga me te rendesishmit. Kete e them ne dy pozicione, ate te ministrit por edhe te nje specialisti te shendetit publik dhe sikur i arritur pas dy vitesh apo tre do te kishte qene nje rezultat perseri shume i rendesishem, i arritur ne harkun e 10 muajve dhe me pak se kaq, do ta konsideroja nje rezultat spektakolar. Ketij aksioni te jashtezakonshem, te ndermarre nga pikepamja administrative dhe organizative nga vete bashkia duhet te vazhdojne t'i solidarizohen gjithnje e me teper qytetaret per disa arsye shume te rendesishme. Duhet te mos harrojme se Shqiperia eshte pjese e ketij ambienti global. 13 milione vdekje ne vit mund te parandalohen, sipas shifres se OBSH, vetem duke siguruar dhe rikuperuar mjedise sa me te shendetshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›