E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afër referendumit, Britania mund të dalë nga BE-ja

Britania e Madhe mund të largohet nga Bashkimi Evropian për shkak të krizës së thellë në eurozonë. Kështu ka paralajmëruar një nga bankat më të mëdha në botë, gjiganti japonez Nomura. Në një raport dërguar klientëve të tij nëpër botë, ky institucion thekson se qeveria e Londrës mund të detyrohet të përcaktojë shumë shpejt një datë për referendum për të ardhmen e marrëdhënieve të saj me BE-në. Kjo është hera e parë që një bankë e njohur në botën e investimeve nxjerr një raport kaq të fortë për përkeqësimin e marrëdhënieve të Londrës me Brukselin. Një mendim të ngjashëm e hodhi përpara disa ditësh edhe ish- Kryeministri britanik, Toni Bler. Ideja e referendumit qarkullon prej disa muajsh në Britani, por deri tani nuk është mbështetur nga Kryeministri David Kameron. Sondazhet tregojnë se shumica e britanikëve kërkojnë largimin nga BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›