E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga për Hamallaj, jo më shqetësim për banorët

Hamallaj, një nga zonat e plazhit më të paprekura të Adriaktik, tashmë është plotësisht i asfaltueshëm falë ndëryrjes nepermjet nje rruge të re që të con buzë detit. Dhe përvec atyre që preferojnë të jenë turistë në këtë zonë, vetë banorët e këtyre fshatrave janë përfituesit e perditshem të kësaj rruge.
 

Punimet kanë përfunduar përgjatë segmentit rrugor Armath-Hamallaj-Hidrovor. Ky është invesitmi i Qeverisë shqiptare edhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit me qëllim që 6500 banorët e bashkisë Manëz, Sukth, të kenë aksesin në këtë rrugë të asafatuar, si për të pushuar në plazh ashtu edhe për të ecur në rrugën nacionale.
 

Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i pranishëm në inspektimet në këtë rrugë tha se me këtë investim merr fund makthi i qytetarëve, që për vite me radhë vuajtën mungesën e infrastrukturës.
 

Kjo rrugë bashkëkohore ka një gjatësi prej 5.1 km, gjerësi asfalti prej 5 m, terësisht e asfaltuar dhe aktualisht po punohet për vendosjen e sistemit të ndricimit. Investimi kap vlerën e 152 milionë lekëve, duke u shndërruar edhe një nga rrugët kryesore bregdetare të rrethit të Durrësit në kohën kur qytetarët kanë nisur pushimet dhe i drejtohen detit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›