E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bon/Haxhinasto Kontributi i Shqiperise ne NATO edhe pas vitit 2014

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto gjate konferences nderkombetare per Afganistanin qe po zhvillohet ne Bon te Gjermanise tha se kontributi i Shqiperise perkrah nderkombetareve ne vendosjen e paqes ne Afganistan do te vazhdoje. Haxhinasto garantoi se trupat shqiptare paqeruajtese do te jene ne Afganistan edhe pertej 2014-s vit kur eshte parashikuar largimi i forcave paqeruajtese nderkombetare. Shqiperia i bashkohet mesazhit te qarte te bashkesise nderkombetare e cila sot deklaroi se do te jete e angazhuar ne Afganistan edhe pas vitit 2014. Gjithashtu ne do te vazhdojme te ofrojme mbeshtetje praktike me qellim qe autoritetet afgane te marrin plotesisht pergjegjesine per sigurine e vendit te tyre - u shpreh kreu i diplomacise shqiptare. Sipas tij trupat shqiptare do te sherbejne ne Afganistan derisa te arrihet paqja. Gjithashtu ai tha se kontributi i Shqiperise ne NATO ka ardhur gjithmone ne rritje dhe eshte perqendruar ne fusha ku Afganistani ka nevoje. Shqiperia ka aktualisht ne Afganistan 333 ushtarake dhe police te cilet jane vendosur ne disa zona sensitive. Vendi yne i kushton nje rendesi te vecante zhvillimit te kapaciteteve afgane dhe zhvillimit shoqeror ne vend dhe per kete qellim jane derguar ne Afganistan oficere te policise shqiptare te cilet jane angazhuar ne trajnimin e forcave afgane te policise - vijoi me tej Haxhinasto. Duke vleresuar nevojat e domosdoshme ne Afganistan ai theksoi se vendi yne po shqyrton mundesine qe te rrise kontributin e tij ne kete vend. Kjo konference u organizua me nderhyrjen e ministrit te Jashtem te Gjermanise Guido Vestervelle. Nderkohe qe Presidenti afgan ka kerkuar qe forcat nderkombetare te mos largohen nga Afganistani pasi sipas tij gjendja e sigurise mbetet ende e zbehte.

Ne konference ishin te pranishem Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton Kancelarja gjermane Angela Merkel Presidenti i Afganistanit Karzai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›