Fier, ngordhin dhjetra kuintal peshq, shkak pesticidet në lum

Dhjetëra kuintal peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e kanalit të Pojanit në Fier në orët e para të mëngjesit.
Në një gjatësi prej rreth 2 kilometrash, duke filluar nga ura e Shën Pjetrit lumi ishte i mbushur me peshq të ngordhur dhe sipas banorëve shkak për këtë situatë është bërë hedhja e pesticideve të shumta bujqësore në rrjedhën e lumit.
Banorët ankohen se në lum mund të jetë hedhur një lloj helmi bujqësor, i cili zhduk jo vetëm peshqit, por nëse konsumohen përbëjnë një rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë të cilët po hetojnë mbi këtë helm i cili është hedhur gjatë orëve të natës.